Johnny Depp: Ja periudha më e keqe e jetës sime

Babai i përkushtuar, Johnny Depp, ka zbuluar se periudha më e keqe e jetës ka qenë kur vajza e tij Lily-Rose, ishte shtruar në spital në 2007.

Vajza e tij me Vanessa Paradis, tani 16-vjeçe, ka qenë shtuar në spitalin e fëmijëve për 9 ditë, pasojë e një dëmtimi në veshkë, ndërkohë që Depp ishte në xhirimet e filmit në “Pinewood Studios”.

Advertisement

Depp kishte vendosur të shkonte në spital i veshur si personazhi i “Piratëve të Karaibeve”, kapiteni Jack Sparrow. Aktori është shprehur se për të ishte një dhuratë shërimi i vajzës.

“Gjatë kohës që vajza ime ishte e shtruar në spital, kam kaluar periudhën më të keqe të jetës sime. Unë bëja shpesh herë vizita në spital, por me kalimin e ditëve vizitat bëheshin më të rëndësishme”.