Johnny Depp është shpallur nga revista “Forbes” si aktori i më i paguar i Hollywoodit për vitin 2015.
52-vjecari ka një pasuri vjetore prej 30 milionë paund. Lista, bazuar në filmat e fundit të realizuar tregon se Depp për çdo 1 dollar që është paguar nga kompania kinematografike, ka kthyer fitim vetëm 1.20 dollarë, shumë më poshtë pritshmërive, krahasuar në shifrat marramendëse që vetë aktori ka fituar.
Filmat e fundit të 52-vjeçarit janë “Mortdecai” dhe “Trancendence” që sollën të ardhura të pakta për kastin realizues. “Review”-t e këtyre realizimeve kinematografike, nuk rezultojnë edhe fort të mira. Siç shkruan “The Guardian”, tashmë një film nuk e shet vetëm emri i aktorit, por edhe realizimi i tij dhe sigurisht interpretimi i aktorit në rolin e caktuar.
Johnny Depp ndiqet nga të tjerë emra të njohur si Denzel Washington, Will Ferrel apo Will Smith. Pra ky bilanc që bën revista “Forbes”, është negativ për të përzgjedhurit e listës, pasi janë mbipaguar për role që kishin pritshmëri më të mëdha fitimi prej tyre. Një tjetër e veçantë e listës është edhe fakti që përmban vetëm emra meshkujsh.
Por në kontrast me të, “Forbes” ka hartuar edhe një tjetër renditje, ku pjesë e saj çuditërisht janë vetëm femra, “Aktoret më të vlerësuara”. Ato janë Mila Kunis, Scarlett Johansson, Gwyneth Paltrow dhe Emma Stone. Për vitin 2015 këto janë edhe emrat që me rolet e tyre kanë shkëlqyer në industrinë kinematografike të Hollywood-it.