John Newman sëmuret sërish

John Newman thuhet se do t’i nënshtrohet një operacioni pasi ka zbuluar se tumori në kokë i është kthyer. Këngëtari 26-vjeçar do të shkëputet nga muzika vitin e ardhshëm pasi mjekët kanë zbuluar qeliza kanceroze në trurin e tij  dhe i kanë thënë se ka nevojë për radioterapi. Sipas një burimi, tumori është i llojit “benign” dhe nuk ka madhësi të madhe, kështu që operacioni mund të presë deri vitin e ardhshëm. Ka qenë një  burim i afërt me Newman që ka bërë publik lajmin e rikthimit të tumorit për këngëtarin dhe se ai ka zgjedhur ta mbajë të fshehtë duke e ndarë vetëm me familjarët.

Advertisement