Usher, Trey Songz dhe Chris Brown heqin bluzat dhe rrethohen nga femra gjysëm të zhveshura në çdo video të tyre. Tashmë një djalë “i mirë” si John Legend ka vendosur të bëjë ekzaktësisht të njëjtën gjë në videon e fundit “Made To Love”. Ky është singëlli i dytë nga albumi “Love in the Future” dhe videoja e tij nuk shkon më tutje se videot e fundit muzikore të Justin Timberlake apo Robin Thicke. Gjithsesi Legend shkon deri aty ku të qenurit një këngëtar konservator e lejon. Shiheni edhe ju dhe n’a thoni nëse John i ka kaluar kufijtë me këtë video?
[youtube=http://youtu.be/nRpjsFcb2uo&showinfo=0&rel=0]