Joanna Krupa shfaqet nudo dhe e gjakosur në një reklamë të PETA-s, organizatës jofitimprurëse për mbrojtjen e kafshëve.
Modelja 36-vjeçare shihet duke mbuluar gjoksin me një dele të sapoqethur dhe të gjakosur. Në poster lexohet: “Leshi: E vërteta e hidhur”.
Duke e postuar këtë foto në profilin e saj të Instagramit, Krupa shkroi: “Jam kundër dhunës ndaj njerëzve dhe ndaj kafshëve. Ndryshimi i vetëm është se një kafshë nuk mund të flasë dhe të kërkojë ndihmë. Vendosa të pozoja pasi nuk e dija se njerëzit ishin kaq mizorë. I rrahin delet nëpër ferma, i përplasin dhe i thyejnë qafën. Ata i qethin shpejt dhe i çajnë nga pakujdesia. Më pas, çarjet i qepin pa mpirje”.