Aktorja 30 vjeçare insiston se nuk ka vuajtur për të hequr peshën ekstra të shtatzënisë së dytë, madje ajo ka humbur peshë në një kohë rekord. “Nuk mora shumë peshë në shtatzëninë e dytë, ndaj mendoj se kjo bëri diferencën e madhe. Bëja joga para lindjes deri në momentin e fundit. Bëja zgjedhje më të shëndetshme. Punoja por gjithnjë bëja ç’ka nuk ishte e rrezikshme dhe çfarë më aprovonin mjekët. Është shumë bukur të shijosh të porsalindurën në vend që të preokupohesh tërë kohës dhe të pyesësh veten nëse gjërat do të shkojnë mirë”,- ka thënë Alba për Us Weekly.