Këngëtari/aktori, së bashku me kolegen Mila Kunis është duke promovuar filmin “Friends With Benefits”, i cili do të shfaqet nëpër kinematë amerikane në qershor. Justin betohet se ndryshe nga filmi, marrëdhëniet e rastësishme nuk i interesojnë dhe nuk lë rast pa e përmendur një gjë të tillë. Në shown televiziv “The Ellen DeGeneres Show” ai ka thënë: "Duhet të jemi të kujdesshëm në marrëdhëniet intime, sepse shpesh të çojnë në komplikacione emocionale. Kur keni marrëdhënie seksuale me dikë, është më mirë të jeni të dashuruar më parë". Aktori pas ndarjes me Jessica Biel është parë shpesh në shoqërinë e Olivia Wilde, e cila në film luan rolin e Dyalan, që vjen në Nju Jork për të qenë pranë mikeshës së saj Jamie. Të dy nuk mund të gjejnë shpirtin binjak, kështu që arrijnë në një marrëveshje: fillimin e një lidhjeje të bazuar vetëm në marrëdhënie seksuale pa komplikime emocionale.


