Jo më kontroll celulari! Ka një mënyrë tjetër për të zbuluar nëse partneri ju tradhton

Nëse dyshoni se burri ose i dashuri juaj ju tradhton, mund të jeni të prirura për të qenë tepër vigjilente për vendndodhjen e tyre ose dëshironi të kontrolloni telefonin për mesazhe sekrete. Por sipas një eksperti të gjuhës së trupit, në fakt mund të ketë shenja të tjera delikate që partneri juaj po tradhton.

Dhe gjithçka varet nga mënyra se si ata qëndrojnë.

Advertisement

Ekspertja e gjuhës së trupit Patti Wood, shpjegoi për The Independent se: “Tërheqja dhe seksi mund të krijojnë një rritje të testosteronit dhe të krijojnë ndryshime delikate në trup”.

Wood thekson se sinjalet alfa të trupit nuk nënkuptojnë domosdoshmërisht se një burrë është i pabesë – prandaj mos e akuzoni burrin tuaj vetëm sepse ‘fryhet’ më shumë se zakonisht – por nëse gjuha e trupit të tyre ka ndryshuar papritur, kjo mund të nënkuptojë diçka më serioze.

Nëse ai qëndron me këmbë dukshëm më të hapura se shpatullat, kjo është një përpjekje e ndërgjegjshme për të bërë trupin të duket më i madh dhe më i gjerë dhe kjo sipas ekspertit të gjuhës së trupit është shenjë fuqie dhe dominance. Duke hapur këmbët më shumë se normalja duket sikur kanë përgatitur trupin para çdo sulmi dhe sipas Wood, ‘nënkupton që ka një person tjetër për të ruajtur’.

Një tjetër tipar i këtij qëndrimi është ekspozimi i organeve seksuale, si për të treguar që nuk ka frikë, sepse është i fortë dhe askush s’mund t’i bëjë keq. Por mund të jetë një shenjë seksualiteti, veçanërisht para femrave, ose shenjë pushteti para burrave.

Pra me pak vëzhgim nga larg ju mund të dalloni disa shenja të gjuhës së trupit, pra vëmendje: shenja që nuk i ka pasur më parë!

Dhe nëse vini re diçka, çelësi është komunikimi!