Jo më e akullt!

Aktorja pozon me një fustan leopard, flokët bjondë të shpupurisur, pranë një modeli nudo. Kjo është një mënyrë për të thyer imazhin e saj prej gruaje të hekurt. “Nuk më intereson fare të konsiderohem një grua e akullt. Ajo që për mua ka rëndësi është ajo çka jetoj dhe si e jetoj”,- ka thënë aktorja. Deneuve së fundmi ka qenë protagoniste e filmit të Francois Ozon, me titull POTICHE. Gjatë intervistës ajo ka folur edhe për lindjen e të birit nga një lidhje jashtëmartesore në vitin 1963. “Nuk është kurajo të thyesh tabu. Mendoj se në jetën private nuk mund të n’a imponohet asgjë. Është hapësira jonë më e madhe e lirisë dhe ne nuk përfitojmë sa duhet nga kjo”,- ka thënë Catherine.

Advertisement