Jo fjalime qaramane!

Të shumtë janë artistët që konkurojnë për çmimet prestigjoze, por vetëm disa prej tyre do mund të marrin trofetë. Jemi mësuar tashmë me skenat kur yjet fitues mbajnë fjalime duke derdhur lot e duke falenderuar një lum njerëzish. Këto fjalime janë të gjatë dhe aspak interesantë, ndaj këtë vit Akademia ka vendosur që të ndërhyjë. Të kandiduarit janë të lutur që të përgatisin dy fjalime. I pari që do të thuhet para publikut duhet të jetë jo më tepër se 45 sekonda dhe duhet të jetë interesant. Ndërsa fjalimi i dytë me falenderime për mamatë, baballarët, shtëpitë e prodhimit etj. do të regjistrohet prapa skenës dhe më pas do të vendoset në internet.

Ideja e këtij shkurtimi të fjalimit traditë të mbrëmjes së çmimeve Oscar vjen nga bindja se pjesa e lotëve është dhe më e urryera e të gjithë spektaklit. 150 kandidatët në garë për të fituar statujën janë mbledhur në një prej hoteleve më të famshëm të Beverly Hills, ftuar për drekë nga Akademia e Arteve dhe Shkencës së Kinemasë me qëllim dhënien e disa këshillave të cilat duhen pasur parasysh. Duhet të respektohet rigorozisht koha e fjalimit, 45 sek e jo më shumë dhe falenderimet janë të ndaluara. Kështu fjalimet mund të jenë me humor, ndoshta dhe duke ndarë pasionin e këndvështrimin e aktorëve për çmimin e fituar. Të shohim nëse rregullat “e sugjeruara” do të zbatohen apo jo.

Advertisement