Këngëtarja është përpjekur shumë që të krijonte lidhjen me binjakët Max dhe Emme kur lindën. “Më kujtohet pasi lindën bebet, 7 deri në 10 ditë s’e kuptoja se çfarë po ndodhte me mua. Ndihesha e trishtuar dhe në depresion e mendoja se bebet nuk më donin”,- ka thënë artistja. J.Lo ka shpeguar se libri në te cilin bazohej filmi i saj i fundit, e ka ndihmuar shumë për të kaluar këtë periudhë të vështirë. “Më kujtohet shumë mirë kur mora librin dhe u përpoqa të lexoja dhe kuptoja se çfarë ishte duke më ndodhur. Aty shpegohej se si ndodh ulja e nivelit hormonal për rreth 7 deri në 10 ditë pas lindjes. Quhet “baby blues”. Por unë në fillim thjesht mendova se nuk më pëlqenin fëmijët”. All you young mamas ☺ mësoni nga J.LO ☺


