Jim Belushi është një nga aktorët e paktë shqiptarë që ka arritur sukses në Hollywood. Ai është djali i një emigranti shqiptar dhe është rritur në Çikago. Por aktori nuk e ka harruar origjinën e tij. Në një postim në rrjetet sociale ai kujtoi me nostalgji kohën kur ndodhej në Shqipëri në vitin 2007.
“Duke u rritur në Çikago si i biri i një emigranti shqiptar është interesante të kthehesh prapa dhe të kuptosh se sa shumë më ka formuar. Duke u kthyer pas në vitin 2007, isha shumë me fat që isha i ftuari i veçantë i Kishës Ortodokse Shqiptare. I dua rrënjët e mia,”shprehet Belushi.
/ATA/