Jetoi në aeroport për 18 vjet: Ndahet nga jeta burri që frymëzoi filmin ‘The Terminal’.

Një burrë iranian që jetoi për 18 vjet në aeroportin Charles de Gaulle të Parisit dhe frymëzoi filmin e Steven Spielberg të vitit 2004, “The Terminal”, ndërroi jetë të shtunën në aeroport, thanë zyrtarët.

Merhan Karimi Nasseri vdiq pas një ataku kardiak në terminalin 2F të aeroportit rreth mesditës, sipas një zyrtari të aeroportit. Policia dhe një ekip mjekësor u kujdesën për të, por nuk ishin në gjendje ta shpëtonin, tha zyrtari.

Advertisement

Karimi Nasseri, që besohet se ka lindur në vitin 1945, jetoi në Terminalin 1 të aeroportit nga viti 1988 deri në vitin 2006, fillimisht sepse i mungonin letrat e qëndrimit dhe më vonë me dëshirë, sipas raporteve të mediave franceze.

Ai kishte jetuar sërish në aeroport javët e fundit, tha zyrtari i aeroportit. Jeta e tij frymëzoi filmin “The Terminal”, me protagonistë Tom Hanks, Catherine Zeta-Jones dhe Stanley Tucci.