Sipas tabloidit amerikan NATIONAL ENQUIRER aktorja po përgatitet për jetën si beqare dhe për ndarjen me partnerin Brad Pitt. “Angie po shpenzon energjitë e saj në ndërtimin e një jete larg Brad. Është duke bërë gati rrobat e fëmijëve dhe të sajat për një qëndrim të gjatë në Europë, ndërkohë që ajo dhe Brad do të ndeshen në çështjet e kujdestarisë së fëmijëve dhe atyre financiare të ndarjes. Ajo do të qëndrojë në pronën që zotërojnë në jug të Francës. Angelina mendon se jeta me Brad ka qenë mbytëse, ndaj po shikon për një fillim të ri”, ‐ ka thënë një burim i brendshëm.