Jetë aspak perfekte

Kohët e fundit ajo është vendosur në mes të një furtune mediatike për shkak të raportit të saj paralel që vendosi në krizë lidhjen me Robert Pattinson. ”Ndonjëherë kam një jetë të mjeruar. Nuk jam e sigurt se çfarë më bën të lumtur më shumë, kur ndihem e qetë dhe e kënaqur apo në rastet kur shtyj veten përtej kufijve. Ka shumë versione të të qenurit e lumtur dhe unë gjithashtu i vlerësoj të dy”. Intervista që përmban këto rrëfime do të botohet e plotë në revistën “Marie Claire” për muajin nëntor. Aktorja 22 vjeçare ka pranuar se është shumë konfuze me jetën e saj. “Jam e sigurt se nëse nuk do të isha bërë aktore do të lexoja shumë dhe do të vazhdoja studimet, por nuk do t’a dija ende se çfarë do të bëhej me të ardhmen time”.

Advertisement