Këtë e ka bërë pa e kursyer veten në numrin e muajit korrik të Vogue SHBA. E fotografuar nga Mario Testino me një buzëkuq ngjyrë gjaku që nxjerr në pah buzët e bukura ajo hijeshon kopertinën e kësaj reviste prestigjoze. Emma tashmë ka fituar një hapësirë të plotë midis yjeve të Hollywood-it. Mikesha e mençur dhe kurajoze e Harry Potter-it është e gatshme për të kthyer faqen e jetës së saj, aq sa në “Vogue” titulli dedikuar saj është “Jeta pas Harry Potter”. Në intervistë, aktorja britanike 21 vjeçare flet për studimet e ndërprera në Brown University, për mënyrën e jetesës si legjendarja Patti Smith dhe natyrisht për projektet e ardhshme që e presin. Por ka një gjë që e mundon shumë Emma-n. Nuk mund të gjejë një të dashur dhe asnjë djalë nuk i kërkon të dalë me të. Ajo duket se e ka gjetur një justifikim: “Shpesh pyes miqtë e mi pse nuk ka asnjë djalë që të më telefonojë apo dëshiron të më marrë seriozisht. Dhe ato më thonë se ndoshta janë të frikësuar ngaqë jam kaq e famshme. Ndoshta kanë të drejtë!”,- ka përfunduar bukuroshja. Pak më poshtë ju ftojmë të shijoni kopertinën e plotë të Vogue SHBA si dhe nje foto nga shërbimi fotografik.




