Pas SIN CITY dhe MACHETE, aktorja do të jetë pjesë e kastit të SPY KIDS 4: ALL THE TIME IN THE WORLD, sërish me drejtimin e regjizorit teksan. Më tepër se vazhdim i tre serive të para të filmit, ky mendohet të jetë një rinisje e re me Alba-n në rolin e një mamaje me tre fëmijë e njëkohësisht ish spiune e rithërritur në detyrë për një mision special. Ndoshta në projekt do të marrin pjesë edhe Antonio Banderas, Alexa Vega dhe Daryl Sabara, të tre protagonistë të tre serive të para. Xhirimet për këtë film do të fillojnë muajin e ardhshëm dhe filmi do të realizohet në versionin 3D.