Jennifer Lopez i thotë “PO” propozimit për martesë dhe unaza e saj do t’iu “verbojë”

Pas dy vitesh lidhje, Jennifer Lopez ka marrë propozimin e shumëpritur!

Ish-sportisti Alex Rodriguez i ka propozuar për martesë gjysmës së tij në mënyrën më të ëmbël.

Advertisement

Teksa ndoshen në Bahamas, pranë detit dhe nën perëndimin përrallor të diellit, Alex i ka dhuruar Jennifer-it unazën mahnitëse. Jeni gati ta shikoni unazën me gurin “verbues” që artistja mban tanimë në gishtin e saj?

Sipas një specialisti diamantësh Andrew Brown, vlera e unazës shkon në 1 milion dollarë. Ajo është e përbërë nga platinumi dhe përmban një gur diamanti 15 karatsh.

Lajmin e bukur e bënë të ditur vetë çifti duke postuar në rrjetet e tyre sociale një foto ku shfaqeshin duart e tyre të bashkuara dhe unaza përrallore, duke treguar se JLO kishte thënë “PO”.

E teksa shohim propozimin që duhet thënë është ai që çdo vajzë do ta donte, presim me padurim të shohim dasmën…

/News31.al/