Jennifer Lawrence tregon rregullin e vetëm që e mban martesën e saj “gjallë”.

Wednesday, January 14, 2026

Jennifer Lawrence ka folur hapur për jetën në çift dhe familjen me bashkëshortin Cooke Maroney, duke zbuluar sekretin e vogël që i ndihmon të mbajnë martesën të shëndetshme.

Aktorja 35-vjeçare ishte e ftuar në podkastin “SmartLess”, ku rrëfeu se si ajo dhe Maroney, me të cilin ka dy fëmijë, funksionojnë si një ekip, pavarësisht se janë “krejtësisht të kundërt”.

U martova me dikë që është totalisht e kundërta ime,” tregoi Lawrence. “Ai është super i organizuar. Çdo gjë është në rregull të përkryer. Unë kam disa ‘detyra të vogla’ që përpiqem shumë t’i bëj siç duhet.”

Jennifer pranoi se gjithmonë e ka pasur të vështirë t’i përmbahet një orari strikt, por mëmësia e ka bërë të kuptojë sa i rëndësishëm është organizimi.

Tani e kuptoj, vërtet e kuptoj,” tha ajo. “Fëmijët kanë një orar shumë të rreptë për çdo gjë. Gjithçka është e planifikuar, mëngjesi në 7:30, për shembull.”

Sipas saj, Cooke është ai që mban familjen “në binarë”, ndërsa ajo ndonjëherë e ka më të vështirë ta ndjekë ritmin. Pikërisht për këtë arsye, çifti ka vendosur një rregull të artë.

Për ta mbajtur martesën gjallë, kemi mësuar diçka: unë kam një tolerancë prej 15 minutash,” shpjegoi aktorja, duke shtuar se kjo “hapësirë” e vogël i shpëton nga shumë tensione të panevojshme.

Pra, “toleranca prej 15 minutash” është një marrëveshje praktike në çift që i lejon Jennifer-it të vonohet deri në 15 minuta nga oraret e planifikuara, pa u parë si problem dhe pa shkaktuar konflikt në çift.

Jennifer Lawrence dhe Cooke Maroney u lidhën për herë të parë në vitin 2018, pasi u njohën përmes një miku të përbashkët. Ata u fejuan në shkurt 2019 dhe u martuan në tetor të po atij viti në Rhode Island, në një ceremoni ku morën pjesë emra të njohur si Adele, Kris Jenner dhe Amy Schumer.

Çifti kanë dy fëmijë: djalin Cy, 3 vjeç, dhe një bebe të lindur në fillim të vitit 2024, për të cilin nuk kanë zbuluar ende emrin apo gjininë.

Edhe pse e mbajnë jetën private larg vëmendjes, Lawrence ka folur herë pas here për bashkëshortin e saj. Në një intervistë të vitit 2019, ajo e përshkroi atë si “njeriun më të mirë që ka njohur ndonjëherë” dhe tha se pranimi i propozimit të tij ishte “vendimi më i lehtë”.

Në një intervistë për Vanity Fair në vitin 2021, Jennifer ndau edhe një detaj të thjeshtë, por domethënës, nga jeta e tyre në çift:

Më pëlqen shumë të shkoj në supermarket me të. Më duket si një metaforë për martesën: kemi një listë, dimë çfarë na duhet dhe e bëjmë bashkë.

Sourceanabel
RELATED ARTICLES
- Advertisment -