Jennifer Lawrence ka treguar për “E!News” disa detaje nga dasma me bashkëshortin e saj, Cooke Maroney dhe na lejo të të themi se nuk e gjeti veten te shprehja: “Nusja nuk duhet të ketë stres”, përkundrazi, nga sikleti, i kërkoi Robert DeNiro-s të shkonte në shtëpi.
Ceremonia private kishte disa të ftuar të famshëm, mes tyre, edhe Robert DeNiro-n, me të cilin Jen ka punuar në filmat “Silver Linings Playbook”, “America Hustle” dhe “Joy”. Por, gjatë mbrëmjes, ajo ishte shumë e shqetësuar nëse DeNiro po kënaqej.
“Pashë Robert që nuk njihte njeri dhe po ecte vërdallë dhe menjëherë mendova: “Jo, kjo s’është ajo që ai do të bëjë. S’e dua këtu. Shkova pranë tij dhe i pëshpërita: “Shko në shtëpi”. Ai ishte i sjellshëm, foli me prindërit e mi, por unë i thashë: “Shko”.
“Sinqerisht, kjo më bëri të ndihem mirë”, tha aktorja e “No Hard Feelings” dhe pranoi se ishte një nuse “e tmerrshme” dhe ka qenë gjithë kohës e shqetësuar nëse të ftuarit po kënaqeshin dhe e gjitha kjo e bëri të stresohej shumë. “Mendoja nëse po kënaqej (x) person”, tregoi ajo.
Lawrence, 38 vjeç dhe Cookey, 38 vjeç, u martuan në tetor 2019. Disa prej të ftuarve në dasmën e tyre ishin: Adele, Kris Jenner, Emma Stone etj.