Jennifer Hudson ndryshon prerjen e flokëve

Jennifer Hudson ka ndryshuar tërësisht paraqitjen e saj dhe për këtë ka treguar cdo gjë në intervistën e saj me revistën Vogue.

33-vjecarja ka thënë se është frymëzuar nga ikona e modës, këngëtarja Grace Jones, e cila këtë prerje flokësh e ktheu në modën e viteve ’70 dhe ’80.

Advertisement

Hudson ka thënë se gjithnjë e ndryshon modelin e flokëve por se këtë herë e ka bërë si pasojë e pjesëmarrjes së saj në shfaqjen “The Color Purple” në Broadway.

Sipas Vogue, edhe pse Hudson ka në dispozicion parukierët më të mirë, ka vendosur që flokët ti presë vetë.