Jennifer Connelly tërhiqet

Aktorja që po rrit fëmijët Kai 12 vjeç dhe Stellan 6, me bashkëshortin Paul Bettany ka rrëfyer se nuk ka plane pas mbarimit të xhirimeve të filmit “What’s wrong with Virginia”. “Kënaqësia më e madhe për mua është që fëmijët e mi të rriten të sigurt dhe të kenë jetë të lumtura. Familja është gjëja më e rëndësishme. Jam e bekuar se kam një familje fantastike, të shëndetshme, fëmijë të lezetshëm dhe një bashkëshort të mirë. Kur u bëra nënë mësova të merrja përgjegjësitë në jetën time. Të qenurit prind më ndryshoi mënyrën e bërjes së gjërave”,‐ ka thënë Jennifer.

Advertisement