Pas lajmit se Jennifer Aniston dhe Justin Theroux ishin martuar në një ceremoni private, të gjithë gazetarët janë përpjekur që në daljen e parë publike të aktores, pas dasmës, të marrin vesh më shumë rreth ditës së shënuar.
Por Aniston nuk ka treguar thuajse asgjë rreth ceremonisë.
“Nuk kam për të treguar asgjë për atë ditë”, ka thënë aktorja.
“Patëm luksin që të përjetonim një moment shumë të bukur në mënyrë private. Do të tregohem egoiste sepse do të vazhdoj ta ruaj private.”
Kur gazetarët e pyetën se si ja doli që ta ruante të gjithë ngjarjen kaq të fshehtë ajo ka thënë se nëse ekziston dëshira gjithcka është e mundur.