Jemen – Rihapet ambasada e SHBA

Një fakt të tillë e kanë pohuar autoritete të larta amerikane, ndërsa lajmi është konfirmuar edhe në faqen zyrtare të internetit të ambasadës së SHBA-ve. Sipas saj, forcat e sigurisë së Jemenit të hënën kanë kryer operacione të suksesshme antiterroriste duke adresuar “fusha të caktuara të shqetësimit” në veri të kryeqytetit Sana dhe ka qenë ky fakt që e ka shtyrë këtë ambasadë të vazhdojë punën normalisht. Diplomatët thanë se ambasadat britanike dhe franceze gjithashtu sot e vazhduan punën, por shërbimet konsullore të tyre mbeten të mbyllura për publikun. Ndërsa ministri i Jashtëm italian, Franco Frattini pohoi se ambasada italiane në Jemen nuk ka për t’u mbyllur.

Advertisement