Jemen – Ambasada Italiane nuk do të mbyllet

Lajmi është bërë i ditur nga ministri i Jashtëm italian, Franco Frattini, sipas të cilit ambasada italiane në Jemen është e mbrojtur mirë dhe nuk ka vend për mbyllje të saj. “Ambasada jonë në Jemen është e mbrojtur më së miri. Por në rast të ndonjë kërcënimi ne do të rishohim situatën”, mësohet të jetë shprehur Frattini lidhur me një fakt të tillë. Ndërkaq, ambasada amerikane dhe ajo britanike në Jemen kanë mbyllur dyert e tyre për vizitorët pas kërcënimeve të fundit të rrjetit terrorist Al Kaeda se do të sulmojë objektet amerikane në këtë vend.

Advertisement