Jeff Bezos tërhiqet nga pozicioni si CEO i Amazon pas 27 vitesh, pse ky vendim?

Shefi ekzekutiv (CEO) i Amazon Jeff Bezos do të tërhiqet nga ky pozicion për t’u bërë kryetar ekzekutiv, duke i lënë vendin Andy Jassy. Themeluesi i grupit të tregtisë elektronike, 57 vjecc, të martën tha se ishte një “kohë optimale” për të bërë lëvizjen, e cila do të ndodhë në tremujorin e tretë.

Në një letër drejtuar stafit, Z. Bezos tha se ai do të qëndronte “i angazhuar në iniciativa të rëndësishme të Amazon”, por do ta kthente më shumë vëmendjen tek iniciativat e tij personale të ndryshimit të klimës, kompania e kërkimit të hapësirës Blue Origin dhe gazeta Ëashington Post që ai zotëron.

Advertisement

Z. Bezos ka qenë shefi ekzekutiv i Amazon që nga themelimi i saj në 1994, gjatë së cilës kohë ai u bë një nga njerëzit më të pasur në botë, me një vlerë të tanishme prej gati 200 miliardë dollarësh, sipas Forbes.

“Unë kurrë nuk kam pasur më shumë energji se tani dhe kjo nuk ka të bëjë me pensionin”, shkruajti ai në letër.

Dallimi mes një CEO dhe një kryetari ekzekutiv është se, CEO është vendimmarrësi kryesor i një kompanie, dhe të gjithë drejtuesit e tjerë i përgjigjen atij ose asaj. Ndërsa kryetari ekzekutiv i një kompanie është kreu i bordit të drejtorëve.