Sean Corey Carter apo i njohur ndryshe me emrin Jay-Z është shpallur edhe këtë si reperi më i pasur, shifra e tij totale që i kalon 2.5 miliardë dollarë.
Pavarësisht se nuk kishte bërë turne apo publikim të një kënge të re, bashkëshorti i Beyoncé kryesoi listën e Forbes.
“Edhe për një vit pa një turne apo publikim albumi, Jay-Z fiton miliona nga shampanja Armand de Brignac dhe konjaku D’Usse“, raporton Forbes.
“Ai është artisti i parë hip-hop që u kurorëzua miliarder nga Forbes në 2019, falë një perandorie të gjerë dhe të larmishme” që rendit pasuritë nga perandoria e tij argëtuese dhe sportive Roc Nation në koleksionin e tij të artit që përfshin vepra nga Jean Michel Basquiat.
Muajin e kaluar, ndërsa merrte pjesë në çmimet Grammy, ai zgjidhi gjithashtu një mosmarrëveshje ligjore disamujore me një nga kompanitë më të mëdha të pijeve në botë për konjakun D’Usse.