Java e dytë në vend të Zotit…

Universal ka rekrutuar skenaristët Jarrad Paul dhe Andrew Mogel për të shkruar vazhdimin e komedisë së 2003-it me regji të Tom Shadyac ku Carrey interpretonte një reporter të irrituar të cilit Zoti i jep mundësinë t’a zëvendësojë për një javë. Filmi kishte edhe një vazhdim në 2007-ën me protagonist Steve Carell, por episodi i tretë do vijojë me ngjarjet e episodit të parë, me rikthimin e Jim Carrey në qendër të kastit. Për momentin aktori është i impenjuar me xhirimet e Carrey Burt Wonderstone përkrah Steve Carell e Olivia Wilde.

Advertisement