Japoni | Tërmet në Fukushima, radioaktiviteti mbërrin në Tokio

alt

Mediat ndërkombëtare raportojnë se tërmeti ka qenë me magnitudë 6.1 ballë i shkallës Rihter. Lëkundjet kanë tronditur zonën e Ibarakit dhe Fukushimës, në distancë të afërt me centralin bërthamor që ka shpërthyer gjatë ditëve të fundit. Deri tani nuk ka pasur alarm për cunami. Ndërkohë që situata me rrezet radioaktive vazhdon të jetë e rëndë pasi televizionet kanë raportuar se edhe uji në kryeqytetin e vendit ka rezultuar i ndotur. Ndërsa shifra e viktimave është rritur gjatë ditës së sotme. Burime zyrtare kanë thënë se numri i të vdekurve dhe të zhdukurve është 18 690. Sipas policisë, janë 7 320 të vdekur, ndërsa numri i personave të shpallur të zhdukur është 11 370.

Advertisement