Japoni | Shkon në 15 mijë numri i viktimave dhe të humburve

alt

15 mijë ka shkuar numri i tyre, bën të ditur Agjensia Kombëtare Japoneze e Policisë sipas së cilës 5400 janë konfirmuar të vdekur ndërsa 9600 rezultojnë të humbur. Rreth 2000 trupa u identifikuan të enjten në prefekturat e luates, Miyagit dhe Fukushimës, nga këta 870 persona iu kthyen familjeve të tyre, kjo sipas NPA-së. Autoritet japoneze njoftuan gjithashtu se 380 000 njerëz po qëndrojnë në 2000 streha të ngritura në tetë prefektura. Kërkimi për viktimat e tërmetit që preku Japoninë tashmë është shtrirë në një zonë më të gjerë. Zgjerimi i zonës së kërkimit është mundësuar nga pastrimi i mbeturinave që erdhën si pasojë e cunamit, u shprehën oficerët e shpëtimit, në ditën e shtatë pas tërmetit. Ndërsa në zonën afër centralit bërthamor të Fukushimas në Japoni kanë humbur jetën 14 të moshuar të sëmurë, të cilët u transportuan jashtë spitalit për shkak të rrezikut të radioaktivitetit.

Advertisement