Japoni – Prodhimi industrial ulet me 10,2%

Në muajin janar, prodhimi industrial në Japoni pësoi një ulje rekord me 10,2 për qind në raport me muajin e mëparshëm, bëri të ditur sot Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Industrise. ”Në raport me muajin janar të vitit 2008, prodhimi industrial është ulur menjëherë me 31 për qind nga 30,8 për qind që ishte njoftuar më parë”, deklaroi Ministria. Stoqet janë kontraktuar me dy për qind në muaj dhe 31,6 për qind në vit.
Advertisement