Japoni | Pasojat e tërmetit: 1000 të vdekur dhe 10 mijë të zhdukur

alt

Veriu i Japonisë edhe sot u lëkund nga goditje të forta tërmeti, njëri 6.8 ballë dhe tjetri me magnitudë 6.0 ballë. Lëkundjet e forta sipas mediave japoneze shkaktuan edhe shpërthimin e fuqishëm të centralit bërthamor në Fukushima si pasojë e të cilit janë plagosur disa punonjës të centralit. Zona e evakuuar në Fukushima është 20 km, ndërkohë që agjencia japoneze e sigurisë nukleare deklaroi se nuk ka gjasa për dëme të mëdha në reaktorin bërthamor. Vetë kryeministri japonez Naoto Kan pohoi në televizionin japonez se tërmeti solli një katastrofë të paprecedentë. Ndërkaq sipas informacioneve të paktën 1,4 milion shtëpi kanë mbetur pa ujë. Rrjeti BBC citon këtu autoritetet vendore, duke theksuar se 59 çisterna me ujë janë dërguar tashmë nëpër zonat më të goditura nga tërmeti. Rreth 3 milion vetë janë pa energji elektrike, ndërkohë që sipas kompanive do të duhet pak kohë që të rinisë shërbimi për rikthimin e energjisë elektrike.

Advertisement