Japoni – Miratohet projekt/buxheti 2011

Kabineti ra dakord për projekt/buxhetin, i cili duhet ende të aprovohet nga Parlamenti para datës 31 mars të vitit të ardhshëm. Ekonomia e Japonisë ka pësuar një deflacion, ka pasur një jen të lartë që dëmton eksportet, dobëson kërkesën e brendshme dhe varfëron besimin e konsumatorit. Buxheti synon të nxisë ekonominë, por nga ana tjetër ai rrit borxhin publik, shkruajnë mediat lokale. Madje, disa analistë kanë deklaruar se programi ka pak gjasa që të ofrojë një nxitje të madhe ekonomike. Kostot e shërbimeve zyrtare dhe shpenzimet për sigurinë sociale përbëjnë rreth 55 për qind të buxhetit të vendit më të zhvilluar aziatik.

Advertisement