Kan zgjodhi ish-numrin dy të tij Yoshihiko Noda për ta zëvendësuar si ministër i Financave, ndërkohë që ministri i Mbrojtjes dhe ai i Jashtëm do të mbeten të njëjtët. Kan u zgjodh kryeministër ditën e premte, dy ditë pas dorëheqjes së papritur të Yukio Hatoyama, për shkak të tensioneve të krijuara mbi cështjen e bazës amerikane në Okinaua. Kreu i ri i qeverisë ka siguruar presidentin Barack Obama se ai do ta zhvendosë bazën, sic është rënë dakord, pavarësisht kundërshtimeve të banorëve, të cilët donin largimin e plotë të bazës nga ishulli.