Japoni – Kontribut për luftën kundër varfërisë dhe sigurinë ushqimore

Kryeministri japonez Taro Aso pritet të bëjë të ditur këtë plan sot, kur liderët e grupit të tetë vendeve të zhvilluara (G8) dhe pesë ekonomive në zhvillim do të takohem me liderët afrikanë në kuadër të punimeve të samit të G8-s, për të diskutuar lidhur me sigurinë ushqimore dhe luftën kundër varfërisë, tha burimi qeveritar për agjencinë Reuters. Kontributi i Japonisë është pothuajse i njëjtë me atë të SHBA-së për një fond afro 3 miliardë dollarë. Një këshilltar i lartë i Shtëpisë së Bardhë deklaroi se premtimet për ndihmë në kuadër të planit amerikan nuk janë ende përfundimtare dhe shtoi se G8 pritet të akordojë të paktën 15 miliardë dollarë për tre vitet e ardhshme.