Gjatë vizitës në Japoni, Ministri Haxhinasto u prit në një takim të veçantë nga Ministri Japonez i Punëve të Jashtme, Koichiro Gemba. “Një nga objektivat parësore të politikës së jashtme shqiptare, tha z. Haxhinasto, mbetet lëvizja e lirë e shtetasve shqiptare, si dhe e të huajve në vendin tonë”. Në këtë kuadër, Ministri Haxhinasto tha se është koha që të hiqen vizat për shtetasit shqiptarë për të vizituar Japoninë, duke shtuar se heqja e vizave do të sjellë më afër dy popujt tanë, si dhe do të krijojë mundësi të mëdha bashkëpunimi për komunitetet e biznesit të dy vendeve.