Japoni | Evakuime për shkak të centralit bërthamor

alt

Kryeministri Naoto Kan, i cili ka vizituar zonën me helikopter, ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme në Fukushima. Mediat japoneze raportojnë se dhjetëra mijëra njerëz tashmë janë evakuar nga rajoni. Ndërkohë, ekipet e shpëtimit janë në kërkim të të mbijetuarve pas tërmetit të së Premtes, i cili besohet të ketë marrë mbi 1300 jetë. Mbi 5.6 milionë familje kanë mbetur pa energji elektrike, ndërsa mbi një milion të tjera pa ujë.

Advertisement