Janullatos uron besimtarët ortodoksë për Pashkët

Kryepiskop i Tiranës, Durrësit dhe i Gjithë Shqipërisë Anastas Janullatos ka përcjellë mesazhin e tij për të gjithë besimtarët ortodoksë për festën e Pashkës.
“Me ngjalljen e tij, Krishti lartësoi dinjitetin e njeriut të cilin e rrëzon padrejtësia, mëkati korrupsioni. Njeriu me dinjitet është i drejti i vërteti, ai që me anën e solidaritetit social kundërvihet gjëndjes së keqe të shoqërisë, fuqive të padrejtësisë dhe korrupsionit”, u shpreh Janullatos.
Kjo festë, tha ai, i fton besimtarët të përpiqen për dinjitetin e njeriut, për mirësi dhe paqe në botë.
Janullatos tha se “Kisha na fton të ndërgjegjësohemi se dinjiteti është çështje shpirtërore dhe Pashka na fton ta përjetojmë si dhuratë perëndie. Kisha na frymëzon të përpiqemi për dinjitetin e njeriut. Krishti u ngjall, vërtet u ngjall”.

Advertisement