Janet Jackson, shtatëzënë në moshën 49-vjecare

Janet Jackson do të bëhet mama për herë të parë.
Pasi njoftoi pak kohë më parë se do të shtynte turneun e saj pasi dëshironte të krijonte familje, këngëtarja 49-vjecare duket se është shtatëzënë.
Më 6 Prill ajo kishte njoftuar se mjekët e kishin këshilluar të pushonte nëpërmjet një videomesazhi, ku ndër të tjera thoshte edhe se së bashku me bashkëshortin e saj, po përpiqeshin të krijonin familje.
Janet u martua me biznesmenin Wissam Al Mana në 2012.

Advertisement