Janet Jackson, probleme me shëndetin?

“Ju lutem, lutuni për mua dhe familjen time në këtë periudhë të vështirë”.

Në këtë mënyrë, Janet Jackson ka njoftuar anullimin e turneut të saj botëror, për shkak të një operacioni që këngëtarja pritet t’i nënshtrohet së shpejti.

Advertisement

49-vjeçarja postoi një mesazh në website e saj dhe në rrjete sociale, duke lajmëruar se të gjitha datat e koncerteve janë shtyrë për në Pranverë.

“Përshëndetje të gjithëve. Gëzuar festat secilit prej jush. Dua t’ju bëj me dije se sot u njoftova nga mjekët se më duhet t’i nënshtrohem një operacioni shumë shpejt. Më vjen shumë keq që t’ju them se më duhet të shtyj të gjitha datat e turneut “Unbreakable” deri në Pranverë. Ju lutem lutuni për mua, për familjen time dhe për të gjithë kompaninë tonë gjatë kësaj periudhe të vështirë. Nuk do të ketë komente të tjera rreth kësaj teme. Ju dua shumë të gjithëve dhe ju jam shumë mirënjohëse për mirëkuptimin dhe dashurinë tuaj. Gjërat do të shkojnë mirë”, shkruan Jackson në mesazhin e saj.

Arsyeja e këtij operacioni mbetet e panjohur.

Jackson, motra e të ndjerit Michael Jackson, e nisi karrierën e saj muzikore në mesin e viteve ’70 dhe është krijuese e disa hiteve si, “What Have You Done for Me Lately”, “That’s the Way Love Goes” apo “All for You”.