Jam natyrale!

Asnjë bisturi për Angelina Jolie që për gazetën Daily Mail ka rrëfyer: “Nuk kam bërë asgjë e mendoj se nuk do të bëjë kurrë”. Këto janë fjalë që të lënë gojëhapur përpara perfeksionit të saj trupor. Sigurisht që një difekt do të ishte më natyral dhe i besueshëm se çdo deklaratë tjetër. Gjithsesi lakmitarët thonë se ka bërë hundën, apo sytë e megjithatë aktorja vazhdon të mohojë. Për të provuar se ajo çdo gjë e ka natyrale, mjafton të krahasohen fotot e disa viteve më parë me ato të ditëve të sotme. Në prezantimin e filmit të fundit THE TOURIST, aktorja ka mrekulluar sërish në tapetin e kuq me një fustan të gjatë të Versace-s, i ngushtë në bel e i derdhur deri në fund të këmbëve.

Advertisement