Jada Pinkett Smith dhe e bija, pranojnë se tërhiqen seksualisht nga gratë!

Në episodin e “Red Table Talk” të së mërkurës, 31 mars, Jada Pinkett Smith dhe Willow Smith, zbuluan se tërhiqen seksualisht nga gratë.

E bija e Jada-s, 20 vjeç, u shpreh:

Advertisement

“Unë kam patur momente pëlqimi kur kam thënë ‘O Zot, sa e bukur. Ajo është kaq e talentuar’. Nuk kam qenë e dashuruar me një grua ende, por padyshim që mendoj se mund të ndodhë, sepse kam patur ndjenja shumë të forta për gratë më parë.”

Jada pranoi se ajo “ka patur shumë ndjenja me gra të tjera gjatë të njëzetave”.

“Jam dashuruar dy herë me një grua.”

49-vjeçarja u martua me Will Smith në vitin 1997 dhe çifti ka dy fëmijë, Willow dhe Jaden.

20-vjeçarja, Willow, ka folur dhe më parë për seksualitetin e saj. Në vitin 2019 ajo tha se beson tek poligamia – marrëdhënia romantike me më shumë se dy njerëz.

“Mendoj se, dhe ky është thjesht mendimi im personal, se monogamia ju pengon të mësoni dhe të evoloni përtej atyre ndjenjave të pasigurisë. Unë padyshim që do të dëshiroja një burrë, një grua. Ndjej se mund të isha besnike me dy njerëz” – duke treguar se ajo beson se mund të jetë besnike ndaj dy personave në të njëjtën kohë.

Ajo tha se nuk ka interes të ketë shumë përvoja apo aventura seksuale, sepse do të përqendrohet më shumë “në lidhjen emocionale:.

“Ndjej se nëse do të gjeja dy persona të gjinive të ndryshme, me të cilët do të kisha një lidhje romantike dhe seksuale, nuk do të përpiqesha të gjeja më shumë.”

Ndërkohë, verën e kaluar, Jada Pinkett pranoi se ajo kishte pasur një marrëdhënie me këngëtarin August Alsina, ndërsa ajo dhe aktori Will Smith, po “merrnin pak pushim nga martesa e tyre”.