Jack Sparrow suprizon fëmijët në spital

I veshur me kostumin e personazhit Jack Sparrow, Johnny Depp i ka bërë një surprizë tepër të veçantë pacientëve të vegjël në spitalin e fëmijëve “Lady Cilento Children Hostipal” në Brisbane.

52 – vjeçari ndodhet në Australi, ku po xhiron serinë e radhës të filmit, “Piratet e Karaibeve: Dead Men Tell No Tales”, por pavarësisht kohës së kufizuar, ai vendosi që një pasdite t’ia dhuronte fëmijëve të sëmurë.

Advertisement

Siç shkruan amerikanja “JustJared”, të vegjëlit u kënaqën pamasë nga kjo vizitë. Ata bënë foto me Kapitenin e tyre të preferuar, ndërsa të pranishmit thanë se aktori u fut në çdo dhomë, në mënyrë që t’i takonte të gjithë të fëmijët.