Ja si e festoi Ingrid Gjoni ditëlindjen e të birit

Këngëtarja e njohur Ingrid Gjoni i është përkushtuar me kohë të plotë rritjes së të birit.
Kjo është edhe arsyeja pse kohët e fundit, ajo ka qenë paksa më e tërhequr nga skena muzikore. Prej 3-vjetësh tashmë, për Ingridin gjithçka rrotullohet rreth Paridit.
Dy ditë më parë, vogëlushi ka festuar 3-vjetorin e lindjes dhe festa e veçantë ka qenë e organizuar brenda një rrethi të ngushtë, mes miqsh dhe të afërmish të këngëtares.
Një festë krejtësisht private, ndaj edhe Ingridi është kujdesur që gjithçka për të birin të ishte unike.
Mes miqve dhe të afërmve, s’mund të mungonte as çifti Çiljeta-Fernando, dy miqtë dhe shokët e ngushtë të Paridit dhe nënës së tij.
Çiljeta, madje, nuk mund të rrinte pa e shprehur urimin për ditëlindjen e shokut të saj të vogël edhe në rrjetet sociale: “Edhe 100 vjeç Paridi i vogël! Zoti të dhëntë jetë e shëndet! Të duam shummmmë, pa fund, shoku ynë i bukur”, shkruan Çili në Instagram.

Advertisement