Ja përse nuk duhet t’i detyroni femijët tuaj të dhurojnë puthje dhe përqafime…

Sa herë i keni ulëritur fëmijës suaj sepse nuk dëshironin të puthnin gjyshin ose gjyshen? E mbani mend sesa herë e keni detyruar fëmijën tuaj të përshëndesë kolegët tuaj sa herë e keni marrë në zyrë? Shpesh herë jemi të detyruar të krijojmë kontakt fizik me persona të cilët nuk i duam. Me një puthje në faqe apo me një përqafim. Për mamatë është mjaft e zakonshme t’i mësojnë fëmijët e tyre të puthin apo përqafojnë të rriturit.  Edhe pse Imponohet si një gjest që do t’i bëjë të duken të bukur.

Kur një fëmijë është i detyruar të tregojë afeksion edhe për personat që nuk ka dëshirë, në subkoshiencën e fëmijës merret një mesazh në të cilin nuk kontroll as mbi trupin e tij. Ky është një mesazh i rrezikshëm sepse shumë femijë do të mendojnë.të përmbushin kërkesat e të rriturve. Një gjë e tillë ndikon negativisht tek fëmijët tuaj sepse janë më pak të mbrojtur ndaj abuzimeve seksuale.  Imagjinoni që vetë ju i keni mësuar fëmijëve tuaj të puthin dhe përqafojnë të gjithë. Në rastin kur dikush i panjohur me qëllime të këqija i kërkon t’a bëjë një gjë të tillë fëmija juaj do të jetë i programuar për t’u bindur. Por nëse e mësoni të thotë jo nëse nuk e ndjen diçka të tillë atëherë ju keni mësuar fëmijën tuaj të vetëmbrohet.

Advertisement

/Tring/