Ja kur do futet Bardhi në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania”!

Një nga emrat e sigurt ka qenë këngëtari shqiptar, Bardhi. Këtë siguri na i dha vetë artisti ditë më parë gjatë një koncerti. Ai konfirmoi se do të jetë pjesë e edicionit të tretë të Big Brother Vip Albania.

“Jam borxhli t’ju tregoj edhe po e shfrytëzoj rastin t’ju them se jam pjesë e Big Brother VIP Albania 3”, tha Bardhi.

Advertisement

Por, si duket Bardhi nuk do të futet në shtëpinë më të famshme me konkurrentët e tjerë më 13 Janar pasi këngëtari do të performojë në një nga Club-et e kryeqytetit.

Burime pranë Radio Energy na thonë se Bardhi do të futet më pas, me 16 Janar në shtëpinë e Big Brother Vip 3.