Ja dhe fituesit

Saturday, December 13, 2025

Ka triumfuar filmi THE SOCIAL NETWORK si: Filmi më i mirë Dramatik, Regjizori më i Mirë, Skenari më i Mirë dhe Kolona Zanore më e Mirë. THE FIGHTER, me protagonist Christian Bale ka fituar në kategorinë Aktori më i mirë dhe Melissa Leo si Aktorja më e Mirë Jo Protagoniste. Aktorja më e mirë Dramatike është shpallur Natalie Portman për interpretimin në BLACK SWAN. Ceremonia e Golden Globes është zhvilluar në Beverly Hills Hotel, vetëm 9 ditë përpara se të shpallen kandidaturat për çmimet Oscar, ceremonia e të cilave do të zhvillohet më 27 Shkurt në Kodak Theatre të Hollywood-it.

“The Kids Are All Right”, filmi që tregon mbi krizën e një çifti lesbikesh dhe familjes, fitoi statujën në kategorinë Komedia më e Mirë, e si rrjedhojë Annette Bening fitoi mes kandidaturash brilante, midis të cilave edhe kolegia Julianne Moore. Colin Firth fitoi çmimin si Aktori më i Mirë Dramatik për interpretimin e mbretit George VI në filmin “The King’s Speech”. Aktori ka falenderuar bashkëshorten italiane Livia: “pa të ditët nuk kanë kuptim”. Natalie Portman fitoi në kategorinë Aktorja më e mirë Dramatike për interpretimin e një balerine psikopate në “Black Swan”, film i cili i ka sjellë shumë fat, pasi në sheshxhirim u njoh dhe me koreografin Benjamin Millepied, tashmë partner dhe baba i fëmijës të cilës pret.

Mes aktorësh të tjerë brilantë, në kategorinë Aktori më i Mirë në Komedi apo Musical ka fituar Paul Giamatti, për filmin “Barney’s Version”, duke lënë duarbosh Johnny Depp i cili kishte dy kandidatura për filmat “Alice in Wonderland” dhe “The tourist”. Në kategorinë e televizioneve ka triunfuam GLEE, si seria më e mirë televizive, për të cilën morën çmime Jane Lynch dhe i riu Chris Colfer, si Aktorët më të Mirë Jo Protagonistë në Komedi.

Çmimin e karrierës e ka rrëmbyr Robert De Niro, për të cilin publiku dhuroi një standing ovation si dhe Michael Douglas-it për betejën dhe fitoren në luftën me sëmundjen e kancerit. Një standing ovation nga publiku u dhurua edhe për një tjetër ikonë Hollywood-iane Al Pacino, i cili fitoi çmimin si aktori më i mirë për një ministerial televiziv me titull “You don’t know Jack”, ku interpreton Dr. Jack Kevorkian, i njohur si doktor Vdekja për shkak të praktikimit të eutanazisë.

Previous article
Next article
RELATED ARTICLES
- Advertisment -