Ja çfarë i thotë bashkëshortja Sinan Hoxhës në 1-vjetorin e martesës

Në 1-vjetorin e martesës me këngëtarin Sinan Hoxha, Andrra Destani ka publikuar një portret familjar ne Facebook ku çifti së bashku me të birin shfaqen mjaft të kuruar. Kjo është fotoja e parë ku i vogli shfaqet plotësisht. Bashkangjitur fotos, Andrra Destani shpreh lumturinë që ndjen në këtë 1-vjetor te martesë, ku “rrjedhës së lumit të dashurisë”, siç shprehet ajo, i është bashkuar edhe fryti i tyre. “Që në çastin e parë kur sytë tanë ndeshën njëri-tjetrin, e dija që jeta ime do të merrte një tjetër kthesë.Prej asaj dite e në vazhdim, ti ishe mendimi i parë i mëngjeseve të mia dhe protagonisti i ëndrrave që mbyllnin netët e gjata. Ditet pasonin njëra-tjetrën e pa e kuptuar se si dhe se kur e gjetem veten të rrethuar nga oqeani i dashurisë sonë të pakufijtë. Të bindur e pa asnjë dyshim se do të jemi përjetësisht zgjedhja e njëri-tjetrit, vendosem që me 27.08.2015 të kurorëzonim dashurinë tonë. Sot, plot 1 vit pas asaj dite, ne festojmë për datën që vulosi jetët tona. Torta e lumturisë tashmë ndahet jo në dy, por në tri pjesë. Fryt i ndjenjave tona është një engjëll që mban bashkimin e emrave tanë. Rrjedhës së lumit të dashurisë sonë iu bashkua Ansi. Ai është dielli që po ndriçon e do t’i ndriçojë përjetë ditët tona. Jam pafundësisht e privilegjuar që pata fatin të krijoj familjen aq shume të dëshiruar me ty. Është nder për mua të jem bashkëshortja jote. Fjalet s’mund ta shprehin kurrsesi domethënien tënde tek mua. Je krenaria ime, je arsyeja pse ditët e mia janë më të bukura ,je gëzimi më i madh i jetës sime… Bekoj Zotin që na i bashkoi rrugët e jetëve tona! Ti dhe Ansi, jeni gjithçka kam, jeni gjithçka dua!”, shkruan Andrra.

Advertisement