J.Lo konfirmon martesën me Ben Affleck dhe publikon fotot dhe videot e para nga dasma

Jennifer Lopez, më në fund, ka kurorëzuar dashurinë me Ben Affleck. Madje, këngëtarja ua ka konfirmuar fansave lajmin e mrekullueshëm me disa pamje të momenteve nga dasma. Një përzgjedhje e fotove dhe videove iu dërguan me email fansave të abonuar në buletinin e këngëtares, On The JLo.

“Ia dolëm!” titullohet emaili, duke konfirmuar në çast thashethemet që po qarkullonin të dielën. Ajo përfshiu foto të fustanit të saj, smoking-un e Affleck dhe shumë foto të buzëqeshura të çiftit së bashku.

Advertisement

Të dy treguan pamjet e tyre të dasmës, ndërsa Affleck filmonte nusen e tij dhe mund të quhet realizimi i dasmës që shumë kanë pritur të shohin.

“Dashuria është e bukur. Dashuria është e mirë. Dhe rezulton se dashuria është e durueshme. Njëzet vjet durim”, shkruhet në postim. “Pikërisht ajo që donim. Natën e kaluar fluturuam për në Vegas, qëndruam në radhë për një certifikatë me katër çifte të tjera, të gjithë duke bërë të njëjtin udhëtim në kryeqytetin e dasmave të botës… Mezi arritëm në kishën e vogël të dasmave në mesnatë.”

Lopez vazhdon të shpjegojë se si kisha qëndroi e hapur pak vonë dhe i la të fotografoheshin në një kabrio Cadillac rozë, që supozohet se është pronë e vërtetë e Elvis Presley-t.

Nëse po pyesni për fustanin e J.Lo-së, ajo rrëfeu se është një fustan i vjetër nga një film, ndërsa xhaketa e Affleck është një që ai e kishte në dollapin e tij. Dhe zotimet e tyre erdhën nga zemra. Pra, asgjë e planifikuar në detaje!

“Kur dashuria është e vërtetë, e vetmja gjë që ka rëndësi në martesë është njëri-tjetri dhe premtimi që bëjmë për ta dashur, kujdesur, kuptuar, për të qenë të duruar, të dashur dhe të mirë me njëri-tjetrin. Ne e kishim këtë. Dhe shumë më tepër. Nata më e mirë e jetëve tona”, shkruan Lopez. “Ata kishin të drejtë kur thanë, “gjithçka që ju nevojitet është dashuri”. Ne jemi shumë mirënjohës që e kemi me bollëk, e po ashtu një familje të re të mrekullueshme me pesë fëmijë të mrekullueshëm dhe një jetë që nuk kemi pasur kurrë më shumë arsye ta presim me padurim.”

Këngëtarja e mbylli mesazhin duke konfirmuar emrin e saj të ri, zonja Jennifer Lynn Affleck. Por a do të kenë një ceremoni më të madhe apo ky moment intim është gjithçka që u nevojitet? Këtë nuk dimë ta themi.