J Balvin bëhet baba për herë të parë! Fansat e zbuluan emrin e bebushit

Këngëtari i njohur i muzikës latine J Balvin dhe modelja Valentina Ferrer janë zyrtarisht prindër! Çifti ka mirëpritur fëmijën e tyre të parë, për të cilin Ferrer njoftoi në Instagram të enjten.

“4 ditë më të mira të Dashurisë …”, shkruajti modelja argjentinas në një foto bardh e zi të dorës së saj që mbante këmbën e foshnjës.

Advertisement

Komenti i Ferrer tregon se foshnja lindi më 27 qershor – në të njëjtën ditë kur Balvin, shkroi në Twitter “Querido Rio [Rio im i dashur]” duke bërë që fansat të besojnë se emri i fëmijës së tyre është Rio. Këngëtari i “Mi Gente” ende nuk ka shkruar në lidhje me lindjen e vogëlushit.

J Balvin dhe Valentina janë njohur bashkë gjatë xhirimeve të videoklipit “Sigo Extranandote” të këngëtarit në vitin 2017-të. 2 muaj më parë ata konfirmuan shtatzëninë e Valentina-s me një foto në Vogue Mexico, në të cilën modelja argjentinase shfaqej me barkun e rrumbullakosur.